Ish-presidenti i Bolivisë Evo Morales, mbërriti në Argjentinë ku mund të kërkojë azil politik, deklaroi ministri i Jashtëm Felipe Sola.
“Ai erdhi për të qëndruar. Ndjehet më mirë këtu”, theksoi Sola për transmetuesin TN.
Presidenti i Argjentinës Alberto Fernandez, është ofruar t’i sigurojë Moralesit azil politik.
Ish-presidenti i Bolivisë u largua për në Meksikë më 12 nëntor, pas protestave kombëtare kundër një mashtrimi të supozuar për manipulimin e zgjedhjeve që e detyruan atë të jepte dorëheqjen.
Meksika i siguroi atij azil, por raportet spekulojnë se Morales do të preferonte të qëndronte në Argjentinë për të qenë më pranë Bolivisë dhe për të mbajtur kontakte me partinë e tij.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....