string(52) "monika-kryemadhi-per-shqiperine-shkaterrova-familjen"

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 7:49

Monika Kryemadhi: Për Shqipërinë shkatërrova familjen

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 7:49

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se për Shqipërinë ka shkatërruar familjen e saj. Ajo ka shprehur se shqiptarët nuk e kanë vlerësuar këtë dhe as njërëzit e partisë së saj.

Kryemadhi ka treguar se nuk i vjen keq për ish bashkëshortin Ilir Meta por për fëmijët e saj. Ajo ka thënë se qytetarët duhet që të votojnë me 11 maj për të ndryshhuar Shqipërinë.

“Nuk më vjen keq për Ilir Metën por për fëmijët e mi, se po qe ai keq janë dhe fëmijët keq. Unë bëra për Shqipërinë shumë, shkatërrova familjen, kam lënë shumë gjëra pas dorës, pavarësisht se çfarë thonë njerëzit.

Luftova 20 vite me LRI dhe 15 vite me FRESH. Për politikanë të ri, është shumë e vështirë të ndërrosh stofin e qytetarisë. Unë me timen kam bërë maksimumin, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar, nuk e kanë vlerësuar as njerëzit e partisë sime që janë rritur me mua. Kur mendova unë për Shqipërinë, nuk duan të mendojnë shqiptarët për mua.

Vetëm në këtë këndvështrim, nëse Shqipëria pret nga një grua e divorcuar me tre fëmijë, ka marrë fund. Shqipëria duhet të bëjë vetë vetën. Shqiptarë kanë shansin të shkojnë të votojnë më 11 maj, që të ndryshojnë dhe të mos ngelen në dorën e një njeriu që i qyen çyryk.”, ka thënë Kryemadhi në emisionin LOG në News24.