Monday Marks, 24 shkurt - Gazeta Express
string(22) "monday-marks-24-shkurt"

Arte

Gazeta Express

24/02/2025 11:43

Monday Marks, 24 shkurt

Arte

Gazeta Express

24/02/2025 11:43

Janari i ngadalshëm, shkurti i shpejtë! Shkoi edhe një muaj, por kjo javë është e dendun me ngjarje. Ju rekomandojmë muzikë, art pamor, teatër, balet dhe pak gastronomi franceze.

Çka po doni me bo? Keni opsione plot: sot ka super jazz jam session i organizum në Mitrovicë me do performues të famshëm Mihail Yossifov, dhe Sheki Hoxha, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Kiril Tufekcievski, Edon Ramadani, Nesim Maxhuni, Visar Kuçi, Tomor Shkoza; Teatri ODA ju fton në premierë të shfaqjes ‘Kufiri’, mund ta vizitoni studion e hapun me artista në Galerinë Qahili, ndërsa Dokufesti, Armata dhe kino Jusif Gërvalla simultanisht ju ftojnë me u përgatitë për natën e oskarëve me shfaqje filmash të përzgjedhun që garojnë sivjet.

Edhe për adhuruesit e letërsisë ka diçka: mbrëmje poetike në Rezidencën 17 dhe lansimi i librit i Robert Wilton, një autor i njoftun edhe në Kosovë, që organizohet në Termokiss.

Në Tiranë mundeni me i pa ‘dy shfaqje baleti në një’ nën siglën ‘Frymë’ te Teatri i Operas dhe Baletit, dhe një ekspozitë të studios Marubi në Galerinë e Artit Tirana.

Krejt në fund, nëse jeni adhurues të Brie, Camembert, Roquefort e Comté, atëherë që të gjitha djathnat franceze i gjeni në ‘Fromager’, shitoren e porsahapur të djathit në Prishtinë.

Lista e plotë e detajuar e krejt ngjarjeve në këtë link: 

https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-24-shkurt

Advertisement
Advertisement
Advertisement