“Mond Çekiçi” u vra sot, por çfarë denoncoi Berisha para 3 vitesh për të fortin e Durrësit ? - Gazeta Express
string(87) "mond-cekici-u-vra-sot-por-cfare-denoncoi-berisha-para-3-vitesh-per-te-fortin-e-durresit"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2021 17:38

“Mond Çekiçi” u vra sot, por çfarë denoncoi Berisha para 3 vitesh për të fortin e Durrësit ?

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2021 17:38

Vrasja mafioze ditëne sotme në Durrës e njërit prej anëtarëve të bandës së Durrësit, Edmond Çekiçi ka zënë vendin kryesorë të kronikës. Ky i fundit ka qenë një prej personazheve më të përfolur të botës së krimit, i “goditur” shpesh herë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Më 6 maj të vitit 2018, Berisha publikoi mesazhin e një nëpunësi dixhital, i cili denonconte se në Agjencinë e Mjedisit në Durrës, në krye ishte caktuar gruaja e Çekiçit. Sipas nëpunësit, institucioni kishte hapur një garë formale, ku ishte paracaktuar fitorja e Vjosa Kalemit.   

STATUSI I BERISHËS 3 VITE MË PARË:

Klanet mafioze bëjnë ligjin në qeverinë e narkomafies! Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital. sb “Përshëndetje Z.Berisha. Dua të denoncoj një nga skandalet që rëndom ndodhin në qeverinë Rama. Më dt,11 Maji DAP do të bëjë testimin e vendeve vakant të shpallura nga Ministria e Mjedisit për vendet vakant për Drejtorë Rajonalë të Agjencisë së Mjedisit për disa rrethe, por unë do të ndalesha tek Durrësi. Ky pozicion është i paracaktuar dhe testimi është formal sa për demagogji sepse në këtë pozicion është caktuar për ta fituar znj.Vjosa Kalemi e cila është bashkëshortja Mond Çekiçit një të forti në Durrës që është gjithashtu grup me Shullazin. Kjo tregon se qeveria Rama përditë e më shumë po kapet nga klanet mafioze. Ju ftoj ta publikoni përpara se të bëhet testimi dhe do të vërtetohet plotësisht se këto që shkruajta janë plotësisht të vërteta sepse kjo nuk përbën ndonjë sekret mbasi e dinë i gjithë personeli ku pritet të mare detyrën kjo zonjë. P.S Shtoj se kjo zonjë edhe diplomën e ka të blerë sepse nuk ka frekuentuar asnjë fakultet. Dua të mbetem anonim. Faleminderit