Monchengladbach mposht Bayernin, Dortmundi shkatërron Fortuna Dusseldorfin - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

07/12/2019 17:26

Monchengladbach mposht Bayernin, Dortmundi shkatërron Fortuna Dusseldorfin

Sport

Gazeta Express

07/12/2019 17:26

Xhiroja e 14-të e sezonit 2019/20 të Bundesligës solli rezultate interesante për kreun e tabelës, pasi që lideri Borussia Monchengladbachu e mposhti kampionin në fuqi Bayern Munichin, ndërsa Dortmundi e turpëroi Fortuna Dusseldorfin.

Borussia M’Gladbach 2:1 Bayern Munich

Monchengladback e priti sot në Borussia Park kampionin në fuqi të Gjermanisë, Bayernin, me shpresën se do ta arrinte një fitore për ta mbajtur edhe më tutje kreun e tabelës së Bundesligës, raporton Gazeta Express.

Monchengladbachu e arriti pikërisht këtë gjë, duke i marrë tre pikët e kësaj ndeshje dhe duke e rritur epërsinë ndaj Bayernit në tabelën e Premierligës për shtatë pikë.

Bayerni ishte plotësisht dominues në pjesën e parë, ndërsa ishte skuadra më e mirë edhe gjatë pjesës më të madhe të pjesës së dytë. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për Bayernin në këtë ndeshje, që fillimisht kaloi në epërsi përmes golit të Ivan Perisicit në minutën e 49-të.

Monchengladbachu u kthye në lojë me golin e barazimit të shënuar nga Ramy Bensebaini në minutën e 60-të të ndeshjes, i cili e shënoi edhe golin e fitores nga pika e penalltisë në minutën e 90+2, pasi Javi Martinez u ndëshkua me karton të kuq.

Dortmund 5:0 Dusseldorf

Ndërsa, gjiganti tjetër i Bundesligës, Dortmundi e arriti një fitore të thellë në shtëpi kundër Fortuna Dusseldorfit me rezultat 5:0, falë Jadon Sanchos dhe Marco Reusit që i shënuan nga dy gola dhe golit të THorgan Hazardit.

Tabela momentale e Bundesligës: