string(46) "momenti-kur-savic-e-kapi-nga-floket-grealishin"

Futboll

Gazeta Express

13/04/2022 23:19

Momenti kur Savic e kapi nga flokët Grealishin

Futboll

Gazeta Express

13/04/2022 23:19

Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Citizens” barazuan pa gola ndaj Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, por u kualifikuan tutje falë fitores minimale 1:0 në “Etihad”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja ishte me pak raste shënimi, teksa në pjesën e dytë, spanjollët morën administrimin e lojës.

Në fund të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të Felipes në Foden situata eskaloi, me Felipen që u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkohë, aty u përfshi edhe qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Savic, i cili në një moment e tërhoqi nga flokët Jack Grealishin, i cili ishte duke u ngrohur.