Skandalet në Big Brother VIP Albania 5 po vazhdojnë dhe një ndër të fundit është edhe një bashkëbisedim që është bërë mes Rogertit dhe anëtarit të West Side Family – Mirit
Derisa ishin duke ngrenë bukë, Rogerti i drejtohet Mirit me fjalët:
“Imagjino kështu, një film, ne të tre kështu personale”, ka thënë Rogerti duke aluduar kështu me fjalë të tjera për një film pornografik – pavarësisht se shpjegimet mund të jepen në forma të ndryshme – por që fansat janë duke komentuar në rrjetet sociale se insinuimi është i tëri për një propozim për film pornogrfik që e mendon Rogerti.
Për të shtuar edhe më shumë dyshimet, momentin kur Selin kalon andej, Rogerti thotë: “Na ra ushqimi nga goja, ori Selin”.
Derisa Miri thotë duke buzëqeshur: “Mua vetëm me ra”.


Kujtojmë se Big Brother VIP Albania 5 është drejt fundit dhe nuk dihet nëse produksioni do të ndërrmarrë ndonjë masë kundër Rogertit dhe Mirit, pasi që deri me tani ata janë treguar shumë dashamirës kundrejt kësaj dyshe ku i kanë dhënë avantazhe të ndryshme – një prej të cilëve largoi të dashurin e Selin nga loja, artistin kosovar DJ Gimbo derisa në një tjetër avantazh që ju dha Rogertit si shpërblim i liderit, ai largoi Stenaldon – një tjetër lojtar të fortë që sulmonte vazhdimisht Mirin.
Klikoni në link për ta parë videon.
https://www.instagram.com/p/DWj_qBMjSzdSosCMYijD0U4And0S5nVBgzjTAc0/
Ndërkohë, Selin nuk ka marrë asnjë avantazh deri në këtë pikë për lojën nga produksioni i Top Channel dhe është një ndër banoret më të sulmuara aty brenda – sidomos në çështje morali pasi që kishte pranuar të flinte në një krevat me Mirin gjatë një sfide të Vëllait të Madh.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, kur Miri, Selin, Mali dhe Brikena dolën në një shëtitje me makinë pasi kishin kaluar 100 ditë të izoluar, Miri me tu kthyer në shtëpi kishte thënë se “Selinin e kishin quajtur k… fansat e tij” derisa për këtë ai tha se “e kishte njohur personin në fjalë”.


Kjo nuk është hera e parë që Miri akuzohet për gjeste “perverse” karshi Selin. Për këtë e kishte akuzuar edhe vetë babai i banores në dy intervista që ka dhënë në emisione të Top Channel.
Ndërkohë, Rogerti disa herë ka marrë zarf të zi, por asnjëherë për atë se më parë e ka quajtur “vajzë eskorte” apo “vajzë që shitesh” që është një zëvendësim i fjalës “prostitutë” – për të cilën fjalë produksioni përjashtoi menjëherë banoren Greta Kazazin – kunatën e Selin.


Derisa, besohet se nuk kanë mbetur më shumë se dy javë deri në fund të këtij edicioni të Big Brother – nuk dihet se cilat janë masat që do të marrë produksioni apo do të vazhdojë t’i mbyll sytë edhe ndaj ketij fenomeni apo skandali, ashtu siç ka bërë herat e kaluara duke mos trajtuar si duhet si duhet termat bullizues, fyes dhe denigrues të Rogertit ndaj Selin.
Por, gjithçka besohet se do të sqarohet gjatë natës së të mërkurës, kur do të mbahet Prime dhe do të zbulohet edhe data e finales.
Por, ajo që është duke vluar rrjeti për momentin është “një kërkesë e tyre e menjëhershme për përjashtim të Rogertit dhe një nominim të drejtpërdrejt me zarf të zi për Mirin. /GazetaExpress/