Momenti kur nxirren trupat e pajetë të dy minatorëve - Gazeta Express
string(52) "momenti-kur-nxirren-trupat-e-pajete-te-dy-minatoreve"

Momenti kur nxirren trupat e pajetë të dy minatorëve

Gazeta Express

03/06/2020 10:35

Dy trupat e pajetë të minatorëve të cilët humbën jetën dje në minierën e Novobërdës janë nxjerrë nga ekipet e kërkim-shpëtimit pas rreth 14 orësh, nga koha e aksidentit tragjik.

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në orët e para të ditës së sotme kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy punëtorëve të Minierës së Artanës.

Lexo Edhe:

Dy minatorët që kanë humbur jetën dje në minierën e Novobërdës janë Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, nga Ministria e Ekonomisë, Punësimet Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS).

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan”, thuhet në njoftimin e djeshëm të MEPTINIS.

Trupat e pajetë i janë dorëzuar institutit të mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.

Më poshtë mund t’i shihni momentet kur janë nxjerrë trupat e pajetë të dy minatorëve.