Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një kopsht zoologjik në Uzbekistan ku një nënë ka hedhur vajzën e saj 3 vjeçare në kafazin e një ariu të murrmë. Mediat bëjnë me dije se nëna rrezikon që të dënohet deri në disa vite burg, pasi akuzohet për tentativë vrasje të vajzës së saj.
Ndërkohë mësohet se e mitura është lënduar nga rënia brenda kafazit dhe jo nga kafsha që ndodhej aty dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Përmes një video të publikuar shihet momenti kur gruaja hedh vajzën e saj të mitur dhe më pas e shikon e pashqetësuar brenda në kafaz me ariun. Nëna që rrezikoi jetën e vajzës së saj është arrestuar dhe pritet vendimi i gjykatës për të.
Nga video shikohet dhe reagimi i ariut të murrmë i cili duket se i ka ndjekur me vëmendje lëvizjet e gruas por fatmirësisht ai i është ofruar vogëlushes e ka nuhatur por nuk e ka lënduar atë./abcnews.al
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...