Shtatë persona humbën jetën pasi një minibus turistik u fundos brenda akullit të një liqeni të ngrirë në Rusi.
Autobusi turistik që mbante tetë turistë kinezë u zhyt në ujin e ngrirë në Liqenin Baikal, liqenin më të thellë në botë, në Siberi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe pamjet e publikuara thuhet se tregojnë momentet pas përplasjes, ndërsa i mbijetuari i vetëm përpiqet të dalë nga automjeti i zhytur.
Një grup turistësh e panë me tmerr, por nuk mundën t’i ndihmonin pasagjerët e goditur.
Njerëzit u dëgjuan duke bërtitur ‘më shpejt, nxito’ dhe ‘dil jashtë’ ndërsa përpiqeshin të ndihmonin viktimat.
Një burrë u pa duke vrapuar drejt minibusit me një litar në përpjekje për të organizuar një shpëtim.
Një vajzë 12-vjeçare ishte midis viktimave që vdiqën në aksident, së bashku me të dy prindërit e saj.