string(75) "momenti-kur-merz-e-kupton-qe-si-mori-votat-e-mjaftueshme-per-kancelar-pamje"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 12:47

Momenti kur Merz e kupton që s’i mori votat e mjaftueshme për kancelar – pamje

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 12:47

Në një votim të papritur, udhëheqësi konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz, nuk mori votat e nevojshme sot në Bundestag për t’u bërë kancelar.

Merz-it i nevojiteshin 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310.

Derisa folësja tregoi për rezultatin, kamerat kanë kapur momentin kur Merz e merr vesh se s’mori votat e nevojshme.

Videon mund ta shihni në këtë LINK të The Guardian.

Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka mjaft vende në parlament, por duket se 18 deputetë që pritej ta mbështesin atë, nuk pajtohen. Dështimi i Merz në votimin e parë shihet si i paprecedentë në historinë moderne gjermane.

Bundestagu do të ketë tani 14 ditë të tjera për të zgjedhur Merz ose një kandidat tjetër si kancelar

Falë ekipit tonë të shkëlqyer video, ja një klip që tregon momentin kur u shpall rezultati i votimit të sotëm në mëngjes për kancelarinë e Merz.