Ky është momenti kur mjeti përfundon në lumin Osum, në Berat ndërsa brenda ndodhet nëna dhe fëmija.
Aksidenti tragjik ndodhi pas mesditës së sotme, ku 30-vjeçarja Klaudia Xheferaj ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin, ka thyer kangjellat dhe ka përfunduar në lumë.
Lexo edhe: Nënë e bir bien në lum dhe humbin jetën, dëshmitarët: Djali ishte me vigon, po e çonte në spital
Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Antipatrea”. Pranë vendit të quajtur “Ura e re”, Klaudija Xhaferaj humbi kontrollin e makinës tip “Benz”. Për pasojë ra në lumë.
Qytetarë të shumtë ishin ata që vrapuan për të dhënë ndihmën e parë, dhe kanë bërë të mundur thyerjen e xhamit, duke nxjerrë fillimisht djalin që ndodhej në mjet.
Express