Një grua australiane që merret me largimin e morrave nga kokat e njerëzve ka publikuar pamje neveritëse të përhapjes së shumë morrave në flokët e një vajze të re.
Gruaja e quajtur Sherri Richardson ka një biznes në Perth që u del në ndihmë njerëzve që vuajnë nga morrat dhe shpesh publikon këshilla në internet se si njerëzit të kenë flokë pa insektet e vogla e të pakëndshme.
Javën e kaluar, ajo publikoi një video në TikTok për të treguar se sa shpejt mund të përhapen morrat pasi gjeti një grumbull të tyre në flokët e një kliente, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
“Çfarë ndodh, kur refuzoni të uleni që dikush t’jua krehë flokët? U përhapen (morrat) për vetëm pak javë”, shkroi ajo.
“Kjo përhapje nuk është më e vjetër se tetë javë. Shikoni sa madhësi të ndryshme ka”, shtoi ajo.
Videoja u bë shpejt e popullarizuar, duke u shikuar më shumë se pesë milionë herë e duke marrë mbi 75.000 reagime.
Në një video tjetër disa ditë më pas, shihet se morrat janë zhdukur pothuajse tërësisht pas trajtimit njëjavor.
Morrat e kokës përhapen shpejt nga kontakti i drejtpërdrejtë kokë me kokë me një person të prekur. Ata mund të përhapen edhe përmes objekteve që kanë kontakt me kokën, si krehërit apo peshqirët.