Momenti kur Klopp kapet me gazetarin për Kupën e Afrikës: "Ndal, ndal... nuk e mendova ashtu!? - Gazeta Express
string(86) "momenti-kur-klopp-kapet-me-gazetarin-per-kupen-e-afrikes-ndal-ndal-nuk-e-mendova-ashtu"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 17:12

Momenti kur Klopp kapet me gazetarin për Kupën e Afrikës: “Ndal, ndal… nuk e mendova ashtu!?

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 17:12

Debat mes Jurgen Klopp dhe një gazetari në konferencën e shtypit pas ndeshjes së Champions League mes Liverpoolit dhe Portos.

Gazetari në fjalë akuzoi trajnerin e “të kuqve” se e kishte përkufizuar në një konferencë të mëparshme Kupën e Afrikës një turne të vogël, duke e ftuar të kërkonte falje.

Lexo Edhe:

Ai i tha se është ofendim për ta mendimi në atë mënyrë i trajnerit të Redsave.

Klopp reagoi menjëherë; “Ndalu, ndalu… nuk e ka menduar në atë aspekt, nuk e di përse e keni marrë ashtu“, thotë ai në videon e publikuar nga Sky Sports News.

Klopp më pas iu përgjigj akuzave duke shpjeguar:

As që mund ta çoja ndër mend që të thoja se Afrika dhe turneu i saj janë të vegjël. Kam thënë se nuk ka pauza për kombëtaret deri në mars dhe pastaj shtova, ‘oj jo, është edhe një turne i vogël në janar’, por kjo ishte e thënë në mënyrë ironike”, tha Klopp.

Natyrisht që është një kompeticion i madh, shkojnë aty lojtarët e mi më të mirë. Nuk do të mendoja kurrë diçka të tillë”.“Nuk ishte synimi im, por ti nxore diçka prej kësaj deklarate, dhe për të qenë i ndershëm, kjo nuk është e mirë”. /Gazeta Express/