Momenti kur KFOR-i nis t'i shpërndajë serbët në Zveçan, s'pranuan ta lirojnë rrugën - Gazeta Express
string(80) "momenti-kur-kfor-i-nis-ti-shperndaje-serbet-ne-zvecan-spranuan-ta-lirojne-rrugen"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 16:59

Momenti kur KFOR-i nis t’i shpërndajë serbët në Zveçan, s’pranuan ta lirojnë rrugën

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 16:59

Pjesëtarët e KFOR-it kanë nisur t’i largojnë serbët e mbledhur përpara Komunës së Zveçanit.

Kossev raporton se është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it kanë kërkuar që të lirohet rruga në mënyrë që veturat e Policisë së Kosovës të largohen prej aty, gjë që protestuesit kanë refuzuar, përcjell Gazeta Express.

Në pamje shihet teksa disa nga protestuesit hedhin edhe gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.

Protestuesit kanë kërkuar që të gjitha forcat speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga objekti i komunës.