string(93) "momenti-kur-ilir-meta-arrestohet-ne-komunikacion-pak-para-se-te-mberrinte-ne-seline-e-partise"

Lajme

Gazeta Express

21/10/2024 13:56

Momenti kur Ilir Meta arrestohet në komunikacion, pak para se të mbërrinte në selinë e partisë

Lajme

Gazeta Express

21/10/2024 13:56

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë, ku kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët.

Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur agjentë të BKH-së, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë. Pamjet nga momenti i arrestimit i ka publikuar Report TV.

Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Pritet që ai të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.