Momenti kur i riu nga Elbasani futet dhunshëm me makinë brenda komisariatit të policisë - Gazeta Express
string(87) "momenti-kur-i-riu-nga-elbasani-futet-dhunshem-me-makine-brenda-komisariatit-te-policise"

Gazeta Express

02/06/2020 22:49

Momenti kur i riu nga Elbasani futet dhunshëm me makinë brenda komisariatit të policisë

Gazeta Express

02/06/2020 22:49

Report Tv ka siguruar videon e momentit, ku 34-vjeçari Bledar Lazareni mësyn me makinë në Drejtorinë e Policisë Elbasan duke shkatërruar derën e komisariatit.

Në video dallohet momenti kur makina e bardhë tip “Toyota” më targë AA 932 BT shton shpejtësi për të hyrë në Drejtorin e Policisë Elbasan duke goditur një makinë që kishte para dhe rrezikuar edhe një kalimtarë.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.