Momenti kur Fury e nokautoi brutalisht Wilderin - Gazeta Express
string(47) "momenti-kur-fury-e-nokautoi-brutalisht-wilderin"

Boks

Gazeta Express

10/10/2021 8:27

Momenti kur Fury e nokautoi brutalisht Wilderin

Boks

Gazeta Express

10/10/2021 8:27

Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi, shkruan Gazeta Express.

Wilder boksoi mirë, por Fury tregoi se pse e meriton titullin e botës.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement