Momenti kur Dua Lipa refuzon t’ia nënshkruajë fansit bluzën kur ai ia hedh në fytyrë - Gazeta Express
string(83) "momenti-kur-dua-lipa-refuzon-tia-nenshkruaje-fansit-bluzen-kur-ai-ia-hedh-ne-fytyre"

Yjet

Gazeta Express

04/08/2025 19:24

Momenti kur Dua Lipa refuzon t’ia nënshkruajë fansit bluzën kur ai ia hedh në fytyrë

Yjet

Gazeta Express

04/08/2025 19:24

Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Dua Lipa u përball me një incident të sikletshëm gjatë “Sunny Hill Festival”.

Teksa ndodhej në zonën VIP duke takuar fansat, këngëtarja pranoi të firmoste vetëm një bluzë, duke e bërë të qartë këtë kufi me gjeste.

Por një fans nuk e respektoi vendimin e saj dhe i hodhi një tjetër bluzë drejt fytyrës. Reagimi i Dua Lipës ishte i menjëhershëm, ajo ia ktheu bluzën pa e nënshkruar, duke ruajtur qetësinë dhe qëndrimin e saj.

Ky veprim është vlerësuar gjerësisht nga ndjekësit në TikTok dhe rrjetet sociale, të cilët e kanë përgëzuar për vendosmërinë dhe respektin ndaj vetes.