Momenti kur Distria e mund me IPPON spanjollen dhe prek gjysmëfinalen e Botërorit - Gazeta Express
string(81) "momenti-kur-distria-e-mund-me-ippon-spanjollen-dhe-prek-gjysmefinalen-e-boterorit"

Momenti kur Distria e mund me IPPON spanjollen dhe prek gjysmëfinalen e Botërorit

Sport

Gazeta Express

06/06/2021 13:00

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në çerekfinale e mundi me IPPON xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kështu, ajo prek gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror dhe e ka vetëm një synim, medaljen e artë dhe të konstatohet si më e mira e botës, pasi fitoi të artën në Kampionatin Evropian javë më parë.

Në dy raundet e para, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse në të tretin fitoi ndaj Sabina Giliazovas.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda. /Gazeta Express/