Momenti kur dhëndri thyen shpinën pasi shokët nuk arritën ta presin - Gazeta Express
string(67) "momenti-kur-dhendri-thyen-shpinen-pasi-shoket-nuk-arriten-ta-presin"

Momenti kur dhëndri thyen shpinën pasi shokët nuk arritën ta presin

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 7:41

Dhëndri rumun e ka lënduar rëndë shpinën gjatë dasmës pasi shokët nuk arritën ta prisnin në momentin që e kishin hedhur në ajër, një veprim ky që llogaritet tradicional në dasma.

Momenti ishte regjistruar nga kamerat dhe tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Në video shihet se teksa nusja vallëzon e lumtur, vetëm pak sekonda më vonë, bashkëshorti i saj, Liviu Filimon pëson lëndimin, raporton dailymail.

Shumë shpejt shokët intervenuan duke i dhënën ndihmën e parë dhe ftuar emergjencën.

Ndryshe, dhëndri aktualisht është duke u trajtuar në spital, ndërkohë që si pasojë e incidentit nuk po mund t’i lëviz këmbët.