Momenti epik kur tifozi i Man Utd mendoi se do të qethej sonte, por goli u anulua - Gazeta Express
string(80) "momenti-epik-kur-tifozi-i-man-utd-mendoi-se-do-te-qethej-sonte-por-goli-u-anulua"

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 0:07

Momenti epik kur tifozi i Man Utd mendoi se do të qethej sonte, por goli u anulua

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 0:07

Manchester Unitedi nuk arriti të marrë fitoren e pestë radhazi këtë të martë, duke u ndalur në kryeqytet nga West Hami.

Të besuarit e Michael Carrick barazuan 1-1 me West Hamin.

Vendasit dolën të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Tomas Soucek në minutën e 50-të.

13 minuta më vonë, Casemiro shënoi për 1-1, duke gëzuar tifozët e Unitedit, më së shumti Frank Illet, i njohur online si “The United Strand”.

Ky është tifozi që ka shkuar në 500 ditë pa i prerë flokët, derisa Unitedi të bëjë pesë fitore radhazi.

Gëzimi i tij, megjithatë, u ndal shpejt, shkaku se goli i Casemiros u anulua për pozitë jashtëloje.

Reagimi i tij erdhi në “live stream” që tifozi po e mbante gjatë kohës sa po luhej ndeshja.

Në fund, Unitedi barazoi 1-1 me West Hamin, për të shkuar në kuotën e 46 pikëve, në vendin e katërt.

E, tifozit i mbetet të presë ende për t’i prerë flokët./GazetaExpress/

mm

Advertisement
Advertisement
Advertisement