Momente tensioni në fund të ndeshjes mes Paris Saint‑Germainit dhe Chelseat, ku në një moment frustrimi sulmuesi i londinezëve Pedro Neto e shtyu një mbledhës topash.
Episodi ndodhi pak pas golit të 4-2 të Khvicha Kvaratskhelia: ndërsa Chelsea e kishte fituar një rivënie anësore, një mbledhës topash u tregua i ngadalshëm për ta kthyer topin, gjë që e shkaktoi zemërimin e portugezit, i cili e shtyu duke e rrëzuar në tokë, shkruan “Gazeta Express”.
O Pedro Neto empurrou o gandula pra pegar a bola 😳
— DataFut (@DataFutebol) March 11, 2026
pic.twitter.com/FvJMRcMZ5S
Situata bëri që të tensionohen gjakrat dhe të shpërthejë një përplasje mes lojtarëve në fushë.
Në fund Neto kërkoi falje ndaj djaloshit dhe loja mundi të vazhdonte.
Gjyqtari i ndeshjes, spanjolli Alejandro Hernández Hernández, vendosi të mos marrë masa ndëshkuese.
Në fund pati ende kohë edhe për një gol tjetër, atë të 5-2 përfundimtare nga Kvaratskhelia. /Gazeta Express