Momente prekëse të një burri, filloi të qajë kur takoi gomarin e tij pas dy muajve në izolim - Gazeta Express

Momente prekëse të një burri, filloi të qajë kur takoi gomarin e tij pas dy muajve në izolim

Fun

Gazeta Express

22/05/2020 17:53

Ismael Fernández  nuk mund të priste më gjatë që të vizitonte fermën e familjes në Malaga këtë javë pas izolimit nga COVID-19.

Do të thotë që 38-vjeçari nuk do të  vizitonte vetëm vëllain e tij, por edhe kafshën e tij të preferuar, gomarin Baldomera.

Në video shihet momenti prekës i gomarit dhe pronarit që fillojnë të qajnë kur takohen pas dy muajve, kjo sepse i mungonin njëri tjetrit.

Fernández shkroi në Facebook: “Nuk jam i turpëruar që ju më dëgjoni duke qarë sepse këtu është një dashuri e papërshkrueshme”.

Video është bërë virale dhe është shpërndarë mijëra herë.