Momente nga ceremonia e marteses së Teuta Rugoves me Agron Gjeloshin - Gazeta Express
string(68) "momente-nga-ceremonia-e-marteses-se-teuta-rugoves-me-agron-gjeloshin"

Rozë

Gazeta Express

24/07/2025 7:32

Momente nga ceremonia e marteses së Teuta Rugoves me Agron Gjeloshin

Rozë

Gazeta Express

24/07/2025 7:32

Në një ceremoni private dhe të mbushur me emocion, Teuta Rugova, vajza e vetme e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kurorëzuar dje me martesë lidhjen e saj me Agron Gjeloshin.

Çifti u martua në rezidencën e familjes Rugova në Prishtinë, ku ceremonia u drejtua nga Kryetari i Komunës së Prishtinës

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë familjare.

Teuta Rugova, e njohur për angazhimin si ish-deputete në Kuvendin e Kosovës, ka ruajtur gjithmonë një profil të rezervuar publikisht, duke mos qenë asnjëherë pjesë e zhurmës mediatike rreth jetës së saj private.

Martesa e saj me Agron Gjeloshin shënon një hap të ri dhe të rëndësishëm në jetën e saj personale.