Moment historik: Ilaçi eksperimental për Alzajmer rezulton i suksesshëm - Gazeta Express
string(70) "moment-historik-ilaci-eksperimental-per-alzajmer-rezulton-i-suksesshem"

Shneta

Gazeta Express

29/09/2022 7:05

Moment historik: Ilaçi eksperimental për Alzajmer rezulton i suksesshëm

Shneta

Gazeta Express

29/09/2022 7:05

Një ilaç eksperimental ka  treguar se mund të ngadalësojë shkallën e humbjes së kujtesës dhe aftësisë së të menduarit tek njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit në atë që përshkruhet si një “moment historik” për trajtimin e sëmundjes.

Aftësia e të njohurit tek pacientët me Alzheimer që iu dha ilaçi, i zhvilluar nga Eisai dhe Biogen, ra me 27% më pak se ata që morën një trajtim placebo pas 18 muajsh. Ky është një ndryshim modest në rezultatin klinik, por është hera e parë që ndonjë ilaç  tregon qartë se ndryshon trajektoren e sëmundjes.

Lexo Edhe:

“Shumë njerëz mendojnë se Alzheimer është një pjesë e pashmangshme e plakjes. Por nëse ndërhyni herët, mund të ndikoni në përparimin e  saj.”, tha Dr Susan Kohlhaas, drejtoreshë e kërkimit në Alzheimer’s Research Angli.

Në studimin, i cili përfshiu afërsisht 1,800 pacientë me Alzheimer në fazën e hershme, iu dha dy herë në javë ilaçi, i quajtur lecanemab. Gjithashtu u pa se si ilaçi ngadalëson humbjen e kujtesës dhe ndikon në përmirësimin e  aftësisë së pacientëve për të kryer punët e përditshme.

Eisai dhe Biogen pritet të aplikojnë për miratim të ilaçit  në SHBA dhe Evropë deri në fund të vitit.

Nëse miratohet,  pritet të ketë vendime të vështira se kush do të financojë për ilaçin, i cili kërkon infuzione çdo dy javë, dhe se kush do të kualifikohet për të.