Molliqaj për fjalorin e Kurtit në fushatë: Është Albini i vërtetë - Si krejt autoritarët ka qejf me dominu skenën publike - Gazeta Express
string(118) "molliqaj-per-fjalorin-e-kurtit-ne-fushate-eshte-albini-i-vertete-si-krejt-autoritaret-ka-qejf-me-dominu-skenen-publike"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 17:50

Molliqaj për fjalorin e Kurtit në fushatë: Është Albini i vërtetë – Si krejt autoritarët ka qejf me dominu skenën publike

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 17:50

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i ftuar në FRONTAL në T7, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, duke folur edhe për deklarimet e Albin Kurtit, fjalorin e sjelljet e tij në fushatë ku kritikon opozitën e mediat, duke thënë se ‘‘ky është Albin Kurti i vërtetë’’, shkruan Gazeta Express.

Molliqaj është shprehur i bindur se Kurti ka shumë qejf, kur e thërrasin ‘‘Albin baba’’.

Pos kësaj, i pari PSD-së ka deklaruar se sipas tij, ‘‘situata nuk po shkon në drejtimin e duhur’’.

‘‘PSD ka mëndu që është më mirë me garu bashkë. Ne jemi të bindur që situata nuk po shkon në drejtimin e duhur. Ka një moskuptim të popullit, ata që se kanë kuptu ca ka ndodh në vitin 2021, ka rrezik që se kuptojnë as 2022, e për shkak që se kanë kuptu ça ka ndodh 2021, s’janë tu e kuptu ca ka me ndodh me 9 shkurt.

PSD edhe për këtë ka lexim të ndryshim. Në fakt ky është Albin Kurti është i vërtetë. Është logjikë e njëjtë. Ky tash është shumë rehat. Ky ka kënaqësi me e dominu skenën publike, sepse është janë si krejt autoritarët. Ky është në elementin e vet.

Albini kur sheh rrezik bëhet i matun. Për bindjen time, që po e thirrin ‘ ‘Albin baba, Albin baba’’, e ai ka shumë qejf që po e thirrin’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement