Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar reagim pas vendimit të fundit nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se reagimet në raste të tilla nuk duhet të presin.
Postimi:
Gjykata Speciale siç e njohim dhe dimë.
Premisat e mbrapshta të themelimit që u vazhduan me një mori shkeljesh në proces, tash po marrin epilog. Vendimi i sotem i Gjykatës Speciale, me ç’rast u hodh poshtë mocioni i mbrojtjes kundër një pjese të aktakukuzës ndaj udhëheqësve të UÇK-së, përbën vazhdimësi konsekuente të padrejtësisë së kësaj gjykate. Gjykata ka themel të mbrapshtë, dhe e ka përcjellur një proces i padrejtë.
Gjykata tashmë ka sjellur aktgjykime dënuese për Salih Mustafën, Pjetër Shalen, Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin. Kjo gjykatë tashmë ka shkaktuar shumë dëm. Kjo gjykatë nuk është instancë përpara të cilës duhet të dëshmohet UÇK-ja. Vetë procesi dhe supozimet e tij përbëjnë padrejtësi. Ka kohë që edhe për secilin optimist indikacionet do duheshin me qenë shqetësuese. Vendimi i sotëm këtë gjë e tregon. Reagimi nuk pret, reagimi nuk duhet ta presë ditën e fundit.