Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me një postim në “Facebook”, përcjell Gazeta Express.
Ai tha se përgjegjësia mbetet tek Qeveria nëse banda e terroristit Milan Radojçiq ka qenë apo ka hyrë ilegalisht në Kosovë.
“A nuk na paska ikur banda e Radoiçiqit? A nuk e keni ndjekur, siç thonit? Si e shpallët të lirë një hapësirë ku kriminelët i paskëshit me emra dhe mbiemra, cilët dhe ku janë? Krahu djathtë i Radoiçiqit paska qenë tërë kohën rrotull? E çka ndoqët ju? Kë ndoqët? Nëse ishin këtu apo nëse ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve, që nguteni të ngrisni flamurin e fitorës, duke rrezikuar vendin, e marshoni me propagandë, roje e mbrojtje kur shkoni andej urës. Ju kemi parë. Ajo pika e fortë e Kurtit, veriu i vendit, na u bë popllavë prej rrene”, ka thënë ai.