95’ Përfundon ndeshja. Moldavia-Kosova 1-1
90’ Pjesa e rregullt e ndeshjes ka kaluar pesë minuta shtesë. Hadërgjonaj kishte mundësi që ta kthente rezultatin.
85’ Edhe pesë minuta deri në fund të ndeshjes rezultati vazhdon të jetë 1-1. Kosova po vazhdon të sulmojë por pa rezultat ende.
77’ Kosova vazhdon presionin. Rashani ishte afër përmbysjes se rezultatit por priti portieri moldavë.
71′ Goooool. Shënon Kololli.
70’ Ende nuk ka barazim në Ennio Tardini. Kosova ka bërë disa kundërzbritje por që goditjet nuk kanë përfunduar në korniza të portës.
65’ Rashica lëshon një goditje të fortë por ka pritur Kosolev. Rezultati vazhdon të jetë 1-0 për Moldavinë.
61’ Zëvendësim për Kosovën: Herolind Shala largohet për t’u zëvendësuar nga Bersant Celina
60’ Zëvendësim të Kosova. Vojvoda lëshon vendin për Hadërgjonaj.
57’ Moldavia ende vazhdon ta ruajw epwrsinw, kurse Kosova po dominon por pa rezultat.
52’ Berisha ishte afër për ta barazuar rezultatin por pa sukses. Goditja e tij më të majtën përfundoi jashtë porte.
50’ Pesë minuta të pjesës së dytë dhe Kosova ka rrezikuar dy herë portën moldave.
48’ Kosova e ka filluar mirë pjesën e dytë madje pati edhe një dyshim për prekje me dorë në zonë të rreptësisë për penallti por arbitri nuk e referoi atë.
’45 Fillon pjesa e dytë e ndeshjes Moldavi-Kosovë. Kosova starton nga mesfusha.
46’ Përfundon pjesa e parë në Ennio Tardini. Moldavia udhëheq kundër Kosovës me rezultat 1-0.
43’ Edhe dy minuta deri në përfundim të pjesës së parë. Moldavia ende në epërsi kurse Kosova ende nuk e ka rrezikuar seriozisht portën e Moldavisë.
35’ Moldavia ende në epërsi kundër Kosovës.
30’ Gjysmë ore lojë dhe Kosova ende nuk ka arritur që ta barazojë rezultatin. Ata kanë posedimin por nuk po arrin që ta thyejnë mbrojtjen e ngjeshur të Moldavisë.
25’ Moldavia vazhdon të udhëheq me rezultat 1-0. Kosova vazhdon ta këtë posedimin por ende nuk e ka rrezikuar seriozisht golin e kundërshtarit.
20’ Gol. Moldavia ka arritur të kaloi në epërsi kundër Kosovës me golin e Nicolaescu.
14’ Kosova e ka vazhduar dominimin, kurse moldavët kanë pasur daljen e parë para portës së Muriqit, por krosimi i tyre ka përfunduar në duar të portierit kosovar.
10’ Berisha ishte në pozitë ideale për të shënuar por vendosi për pasim. Edhe një shanse e humbur për Kosovën. Pas 10 minutave lojë 0-0 rezultati.
7’ Rashica godet por topi godet rrjetën e jashtme të Koselev.
5’ Kosova vazhdon të jetë përpara në kërkim të shënimit të golit të parë.
1’ ka filluar ndeshja në Ennio Tardini, derisa ka kaluar edhe minuta e 3-të dhe ka pasur vetëm një goditje nga këndi. Kosova po dominon në minutat e parë të ndeshjes.
Ka filluar ndeshja Moldavi-Kosovë.
Nga mesi i fushws tw parwt kanw startuar moldavët.
Kosova arrin në Ennio Tardini, kosovarët në nxehje
Kosova ka arritur në stadiumin e “Ennio Tardini” në Parma ku do të luajnë kundër përfaqësueses së Moldavisë
Kosovarët janë parë duke u nxehur para kësaj ndeshje por jo edhe skuadra moldave.
Për dallim prej herëve të tjera, formacionet e të dyja skuadrave janë vonuar nga të gjitha formacionet e tjera të ndeshjeve që do të zhvillohen në UEFA Ligën e Kombëve. /GazetaExpress/
Kosova e nis me formacion të fortë kundër Moldavisë
Janë publikuar formacionet e Kosovës dhe Moldavisë, në ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve në Evropë.
Kosova ka startuar me një formacion të fuqishëm kundër moldavëve, kurse si sulmues për Kosovën ka startuar sot Benjamin Kololli, kurse ai do të asistohet nga krahët nga Zeneli dhe Rashica.
Në mesfushë sonte kanë startuar Berisha si më i avancuar bashkë me Shalën e Kryeziun kurse katërshja mbrojtëse e Kosovës përbëhet nga Vojvoda në krahun e djathtë, me Amir Rrahmanin e Alitin në qendër, kurse në krah të majtë ka startuar Paqarada.
Në portë edhe sonte ka startuar Aro Muriq.
Ndeshja pritet që të zhvillohet në stadiumin Enio Tardini në Parma të Italisë, kjo për shkak se Moldavia ka zgjedhur një terren neutral për shkak se nuk e njeh pavarësinë e Kosovë. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Moldavia
Kosova