Mojtaba Khamenei ka shprehur mirënjohje ndaj popullit irakian dhe udhëheqjes fetare të vendit për mbështetjen e tyre ndaj Teheranit “përballë agresionit”, sipas mediave shtetërore iraniane.
Megjithatë, nuk janë dhënë detaje mbi mënyrën se si është përcjellë ky mesazh.
Deklarata vjen vetëm dy ditë pasi një zyrtar iranian bëri të ditur se Khamenei është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vijon të ushtrojë normalisht detyrat e tij, ndërsa mungesa e tij në publik u justifikua me arsye sigurie. /Panorama