Mojeed Ewuosho, MVP i xhiros së tretë - Gazeta Express
string(36) "mojeed-ewuosho-mvp-i-xhiros-se-trete"

Mojeed Ewuosho, MVP i xhiros së tretë

Gazeta Express

06/11/2020 15:40

Sfidat e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në Basketboll kanë dhuruar ndeshje të bukura dhe dramatike.

Trepça dhe Vëllaznimi kanë shënuar fitoret e para në elitë, duke mundur Golden Eagle Yllin, përkatësisht Bashkimin.

Lexo Edhe:

Lojtari më i dalluar i mitrovicasve në fitoren ndaj Yllit ishte Mojeed Ewuosho me 20 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, me një efektshmëri 23.

Mojeed Ewuosho u tregua vendimtar në periudhën e fundit, ku sfida ishte shumë dramatike dhe ndihmoi skuadrën e tij të shënojë fitoren e parë në këtë edicion. Që nga arritja në Trepçë ka treguar lojëra mjaft të mira.