string(72) "modric-finalizon-detajet-perfundimtare-me-milanin-para-vizites-mjekesore"

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 21:39

Modric finalizon detajet përfundimtare me Milanin para vizitës mjekësore

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 21:39

Entourage-i i Luka Modric u pa sot në selinë e AC Milan për të finalizuar detajet e kontratës së tij, pasi veterani kroat pritet të kryejë testet mjekësore javën e ardhshme.

Mesfushori ka dhënë fjalën që do të bashkohet me Rossonerët si lojtar i lirë, me një kontratë njëvjeçare dhe opsion për një vit të dytë, e cila thuhet se do të vlejë pak më pak se 4 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.

Modric i etur për aventurën e re me Milanin

Ashtu si Kevin De Bruyne dhe Napoli, u vendos që testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës të shtyhen deri pas përfundimit të detyrave me kombëtaren.

Kroacia do të luajë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Gjibraltarit të premten dhe më pas kundër Republikës Çeke të hënën.

Ka një hapësirë të vogël për të kryer testet mjekësore te Milani, para se të bashkohet me skuadrën e Real Madridit për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.

Modric do të mbushë 40 vjeç në shtator, por ende ka shumë për të dhënë pas 13 vitesh te Real Madridi, ku ka fituar gjithçka.

MilanNews.it raportoi se përfaqësuesit e tij u panë sot në Casa Milan, ku finalizonin detajet e marrëveshjes.

Ai e pranoi menjëherë këtë mundësi, duke qenë një tifoz i Milanit që nga fëmijëria, fakt që u zbulua nga ish-ylli i Milanit, Zvonimir Boban. /GazetaExpress/

aaaaa