string(72) "modric-do-ta-kompletoje-transferimin-tek-milani-pas-boterorit-te-klubeve"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 11:20

Modric do ta kompletojë transferimin tek Milani pas Botërorit të Klubeve

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 11:20

Luka Modric pritet ta kompletojë transferimin tek Milani pas Botërorit të Klubeve.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Legjenda kroate do ta respektojë Real Madridin dhe do t’i kryejë vizitat mjekësore me “Rossoneri” vetëm pas Botërorit të Klubeve.

Është gjithçka gati rreth kontratës njëvjeçare, deri në qershor 2026, me opsion për një vit tjetër, ndërsa Milani do ta presë lojtarin pas angazhimeve të tij në SHBA me “Los Blancos”. /Gazeta Express