Një diplomat i lartë Indian, ka bërë të ditur se kryeministri indian Narendra Modi i ka thënë presidentit amerikan Donald Trump të martën mbrëma se armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit pas konfliktit katërditor në maj, është arritur si rezultat i bisedimeve mes ushtrive të dy vendeve, e jo nga ndërmjetësimi i SHBA-së, raporton Reuters.
Kujtojmë se Trump kishte deklaruar muajin e kaluar se fqinjët me armë bërthamore në Azinë Jugore kishin rënë dakord për një armëpushim pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA. Megjithatë, India e ka mohuar më parë çdo ndërmjetësim nga palë të treta, dhe telefonata e së martës mes Modi dhe Trump – në kuadër të samitit G7 në Kanada, ku Modi mori pjesë si i ftuar – ishte kontakti i tyre i parë i drejtpërdrejtë pas konfliktit të 7-10 majit.
“Kryeministri Modi i tha presidentit Trump qartë se gjatë asaj periudhe, nuk pati asnjë bisedë në asnjë fazë për çështje si marrëveshja tregtare Indi-SHBA apo ndërmjetësimi i SHBA mes Indisë dhe Pakistanit,” është shprehur sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri, në një deklaratë për shtyp, transmeton Express.
Ai tutje ka shtuar se, “bisedimet për ndalimin e veprimeve ushtarake ndodhën drejtpërdrejt mes Indisë dhe Pakistanit përmes kanaleve ekzistuese ushtarake, dhe me këmbënguljen e Pakistanit. Kryeministri Modi theksoi se India nuk ka pranuar kurrë ndërmjetësim në të kaluarën dhe nuk do ta pranojë asnjëherë”.
Rikojtojmë se më 7 maj, avionët indianë bombarduan ato që Neë Delhi i quajti “infrastrukturë terroriste” përtej kufirit, duke shkaktuar sulme të ndërsjella për katër ditë, gjatë të cilave të dyja palët përdorën avionë luftarakë, raketa, dronë dhe artileri.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...