Moderniteti dhe shoqëria paramoderne kosovare - Gazeta Express
string(45) "moderniteti-dhe-shoqeria-paramoderne-kosovare"

Gazeta Express

05/08/2020 14:13

Moderniteti dhe shoqëria paramoderne kosovare

Gazeta Express

05/08/2020 14:13

Ende gjendemi në fazën që bota e vjetër s’po vdes dhe e reja s’po mund të lindë

Fisnik Dragusha

Shpesh e perdorim këtë fjalë apo koncept në jetën tonë të përditshme, pa e pasur vëmendjen te ky term. E perdorim si mjet për të përshkruar fenomene të ndryshme, për të justifikuar situata të ndryshme, pa u thelluar në përmbajtjen e tij. Shtjellimi i këtij koncepti, implikon nje mori shpjegimesh si dhe shumë autorë, për shkak te natyrës komplekse të tij.
Fillet e modernitetit i gjejmë në Europë, së bashku me periudhën e Iluminizmit. Kjo periudhë karakterizohet me lindjen specifikisht të dy fenomeneve: braktisjen e librave te shenjtë dhe me lindjen e shteteve kombe. Në këtë kontekst shoqëror, fillon edhe periudha e racionalizmit. Deri atëhere, faktor drejtues i jetës shoqërore, politike e ekonomike ishte Bibla, si organi rregullues apo mbeshtetja për veprimet. Ishte besimi në Zot si dhe rregullimi i raporteve sociale bazohej ne terma moral, njeri i mirë, besimtar, pra kishte një intimitet në raportet personale.

Lexo Edhe:

Ajo që e karakterizon, veçanarisht Europën, aty edhe ku lindi moderniteti, është braktisja apo ndarja nga besimet fetare dhe besimi te arsyeja. Kjo nënkuptonte kërkimin e të vërtetës te besimi, te kërkimi empirik  dhe jo më në arsyen hyjnore. Këtu lind dhe nihilizmi, si kundërshtim i të gjitha parimeve religjioze dhe morale. Tipar tjetër dallues i epokës së modernitetit ishte edhe ndërtimi i raporteve ku besimi është abstrakt. Kur themi besimi, nuk i japim konotacion religjoz. Këtu besimi merr formen e besimit te ekspertet si: ekonomistët, avokatët, mjekët, etj. Elementi tjetër determinues në periudhën e modernitetit është edhe zbehja apo zvogëlimi i kohës dhe hapësirës. Ajo qe e veçon këtë kohë është se ndërveprimi personal është i mundur pa pasë nevojën e shkuarjes fizike në mënyre që të kryhet një veprim apo një transaksion. Pra, teknologjia ka luajtur rol të madh në formësimin dhe kuptimësimin e modernitetit. Veçoritë e tjera të modernitetit janë: industirializmi dhe kapitalizmi si dhe themelimi i insititucioneve moderne.

Është një çështje që duhet të shtjellohet më në detaje, kur vie puna te Besimi dhe Vetëbesimi. Besimi si tipar dallues i modernitetit nënkupton besim te ekspertët, pra kjo brenda vetes përmban edhe mundesi edhe risk. Nuk është dije e vetëbesimit ku dija merr kuptim individual dhe është dije induktive.
Në modernitet, religjioni është komplet i ndarë prej jetës publike. Tendenca e tij që të jetë ofrimi ose zgjidhja jonë parësore për problemet tona, tashmë në modernitet nuk gjen vend. Madje shpesh na paraqitet në formë arkaike.

Shumë sociologë e filozofë e kanë shtjelluar këtë ide, e kanë emërtuar si shoqëri e konsumit, disa si shoqëri e informacionit etj etj. Të gjita këto na paraqiten si rryma filozofike, si konsekuenca të modernitetit. Psh Loytardi e sheh si postmodernizëm, Ulrich Beck si moderniteti i dytë, e Zygmunt Bauman si moderniteti i lëngët. Filozofi gjerman Immanuel Kant thotë që ilumuminizmi është racionalizëm, me parullën e famshme “sapere aude” të kesh guxim, të dijsh, të përdorësh mendjen në mënyrë të pavarur.

Ku gjendemi ne në keto zhvillime shoqërore?

Një vështrim shkarazi: moderniteti nënkupton edhe lindjen e nacionalizmit. Te ne, ky proces kulmon me Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878. Me gjithë telashet në terren, lidhja eklipsoi dallimet fetare e kulturore dhe shërbente si amortizues i gjithë dallimeve, ku parësore ishte nacionalizmi shqiptar pa i dhënë mbiemër. Ishte mjaft progresive si ide, ku mbështetjen teorike e gjente te iluminizmi europian. Kjo do të afirmonte idenitetin shqiptarë, duke u përshtatur me rrethanat socio -politike të Europës.

Karakteristikat e shoqërisë tonë, kur po flasim momentalisht janë esencialisht të dallueshme me  këto që po i analizojmë. Kasta politike në kërkim të pushtetit, bën flirte të ndryshme, dhe shpesh herë e vë në zgripc identitetin, duke mos përjashtuar ndërtim të raporteve edhe me klerë fetarë, megjithëse nominalisht është e rregulluar kjo çështje.

Meritokracia, apo ekspertët i kanë lënë vendin lidhjeve me interes partiak e familjar, sa që konkurseve publike nuk ju beson askush.

Ndërtimi i relacioneve ka karakter krejtësisht personal. Mënyra e të bërit biznes dhe tregti është në formën primitive (për kah vjetërsia), vazhdon ende të jetë në formë shkëmbimi mall me mall, apo shërbim me shërbim. Ekspertët janë të margjinalizuar e po ashtu edhe të keqkuptuar, këtu iniciativa bazohet në vetëbesim.

Mungesa e zhvillimit dhe perspektives ekonomike, hapë rrugë për religjion, për militantizëm, për fanatizëm etj etj.

Ende gjendemi në fazën që bota e vjetër s’po vdes dhe e reja s’po mund të lindë.

Për fund, filozofi Slavoj Zhizhek thotë që filozofia nuk është mjet për të zgjidhur probleme, ajo shërben për t’i riformuluar problemet. Edhe ky tekst le të shërbejë si shtrim i problemit, në kohën kur më shumë i besojmë hoxhës e priftit e besa dhe këngëtarit, se sa mjekut.