Moderatorja shqiptare rrëfen se si u bullizua në shkollë - Gazeta Express
string(56) "moderatorja-shqiptare-rrefen-se-si-u-bullizua-ne-shkolle"

Moderatorja shqiptare rrëfen se si u bullizua në shkollë

Rozë

Gazeta Express

09/06/2021 11:43

Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari, është mjaft aktive në rrjete sociale, madje shpeshherë gjen kohë për ndjekësit duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të tyre.

Së fundmi, një ndjekëse e brengosur për vajzën e saj, i shkroi asaj duke e pyetur se a është bullizuar ndonjëherë për origjinën, ngase vajzës së saj po i ndodhte ajo gjë.

Lexo Edhe:

Ponari tregoi për ngacmimin që i është bërë gjatë periudhës kur ishte në shkollë është paragjykuar për faktin se ishte nga veriu i Shqipërisë.

Madje, ajo tregoi se paragjykimet i kishin ardhur edhe nga një mësuese e saj, pikërisht pse ishte me origjinë nga veriu.

“Per fat te keq, po jam paragjykuar! Kam kujtime jo te mira, sidomos nga 9 vjecarja dhe ne menyre te vecante nga mesuesja e kimise e cila femijet veriore (ku beja pjese dhe une)  i ofendonte e i trajtonte me nje perbuzje cnjerezore. Madje mend, kur mamaja ime erdhi qe te ballafaqohej me te per qendrimin qe kishte ndaj meje…pergjigjen e saj (pasi kuptoi qe ime me nuk ishte veriore) e kam te skalitur ne kujtese qe shprehimisht i tha: – Po ti duhej te me thoje, qe eshte gjysem MALOKE (jo malesore) vajza se dhe e zgjidhnim ndryshe! Mgjth injoranca dhe perbuzja, jo e saj por e askujt, nuk me ka penguar kurre qe te luftoj drejt se ardhmes time dhe te njejten gje duhet te beje dhe vajza jote!”, shkruan Fjoralba.