Modelja e njohur Enesa Imeri ishte e ftuar në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, ku ndau detaje interesante nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Gjatë intervistës, Enesa u pyet për komunikimin e saj me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo pranoi se merr mesazhe nga djemtë, por theksoi se nuk i përgjigjet atyre. “Djemve nuk ua kthej mesazhet,” tha Enesa, duke shtuar se përpiqet të ruajë një distancë profesionale dhe të fokusohet në karrierën e saj.
Enesa foli gjithashtu për përkushtimin e saj ndaj modelimit dhe sfidat që has në këtë industri.
Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së profesionalizmit dhe integritetit në çdo aspekt të jetës së saj, duke përfshirë edhe ndërveprimet në rrjetet sociale.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...