Modelja spanjolle e “Only Fans”, Fati Vazquez, ka vendosur të flasë rreth lidhjes së saj me Lamin Yamal gjatë verës.
Ajo kaloi pushimet me yllin spanjoll dhe ka insistuar gjatë podkastit ‘En todas las salsas’ se ishte një histori që kishte nisur shumë kohë para se të publikoheshin fotot e saj.
“Unë nuk mund të kundërshtoj të pakundërshtueshmen”, tha ajo, duk bërë të qartë se lidhja kishte nisur shumë kohë para se të shfaqeshin fotot e tyre bashkë me pushime në bregdetin italian.
Ajo shpjegoi se takimi i parë kishte qenë në Itali, në një ambient privat, ku i kishte shoqëruar edhe një përfaqësues i lojtarit i cili kishte dashur të kishte garancitë absolute të privatësisë.
Askush nuk dinte asgjë për lidhjen e tyre, derisa dolën fotot.
“Por nuk ishte një marrëdhënie që lindi nga nata në mëngjes”, tha ajo, duke shpjeguar se kishin komunikuar për rreth 8 muaj, para se të takoheshin për herë të parë.
Ajo më pas tregoi një detaj që nuk njihej publikisht.
“Unë arrita një ditë më vonë nga ajo që kisha planifikuar për pushimet dhe nuk u takova me vajzën që ishte me të deri atëherë për punë orësh”, zbuloi Fati, duke shpjeguar se edhe vajza tjetër e kishte kontaktuar pas pushimeve duke i treguar gjithçka.
Më pas, ajo u pyet rreth lidhjes së fundit të Yamal me këngëtaren Nicky Nikole, përcjell Panorama.
“Mendoj se ai është shumë i dhënë pas saj, por ajo jo”, ishte komenti i prerë i modeles.