Chrissy Teigen ka postuar në Twitter videon ku shihet e gjithë procedura e testit që iu ka bërë për Covid-19.
Modeles Chrissy Teigen ia kanë bërë në shtëpinë e saj testin për të parë nëse është e infektuar me koronavirus.
E modelja, e cila ndan vazhdimisht momente nga përditësia e saj me fansat në Twitter e Instagram, ka inçizuar veten duke iu marrë mostrat për të bërë këtë test.
Teigen ka ndarë edhe këtë video me ndjekësit e saj, ndërsa për testin thotë se i ka pëlqyer ta bëje dhe se ai ‘gudulis’, përcjell Gazeta Express.
Honestly loved it pic.twitter.com/UNRwG3HNcD
— chrissy teigen (@chrissyteigen) May 26, 2020
Modelja, e cila është gjithashtu bashkëshortja e këngëtarit John Legend, me të cilin ka dy fëmijë, ka treguar se ajo e ka bërë këtë test për shkak se ka vendosur të hyjë në operacion për të reduktuar gjoksin e saj./Gazeta Express/