Modeli rrallë i Bentleyt që dikur zotërohej nga një familje mbretërore - Gazeta Express
string(70) "modeli-rralle-i-bentleyt-qe-dikur-zoterohej-nga-nje-familje-mbreterore"

Modeli rrallë i Bentleyt që dikur zotërohej nga një familje mbretërore

AutoTech

Gazeta Express

08/04/2024 23:01

Kur nuk gjeni një automjet që i përshtatet shijes suaj, ju e porosisni një të tillë.

Kjo është pikërisht ajo që bëri Sulltani i Bruneit në vitet 1980 dhe 1990 kur ai dhe familja e tij shpenzuan miliarda euro për të blerë më shumë se 7,000 vetura.

Lexo Edhe:

E një prej tyre ishte edhe Bentley Turbo R Wagon i konvertuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjatë asaj kohe familja ka porositur 11 njësi por tani ka mbetur vetëm një shembull i fundit.

Konvertimi i këtij modeli u bë nga Robert Jankel Design dhe përveç një çatie më të gjatë, Turbo R mori gjithashtu edhe një sistem me lëvizje me të gjitha rrotat.

Ky model vjen me një motor V8 6.75 litërsh turbocharged dhe kushton afërsisht 12 herë më shumë se një Turbo R standard.

Besohet se brendësia me dy ngjyra është si rezultat i ngjyrave të hotelit Empire të ndërtuar nga vëllau i Sulltanit Hassanal Bolkiah, Princ Jefri.

Bëhet e ditur se modeli i konvertuar nuk është më pjesë e koleksionit të familjes mbretërore të Bruneit, pasi është importuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, Turbo R nuk ishte i vetmi Bentley i bërë me porosi. Thuhet se sulltani dhe familja e tij porositën 380 Bentley duke përfshirë modele si Buccaneer, Camelot, Java, Phoenix, Imperial, Rapier, Pegasus, Silverstone dhe Spectre.