Modeli i ri nga Maserati do të dalë në shitje këtë verë - Gazeta Express
string(55) "modeli-i-ri-nga-maserati-do-te-dale-ne-shitje-kete-vere"

Modeli i ri nga Maserati do të dalë në shitje këtë verë

AutoTech

Gazeta Express

01/03/2024 22:21

Maserati ka zbuluar modelin e ri GranCabrio, version ky drop-top i coupe GranTurismo, i cili pritet të dalë në shitje këtë verë.

Maserati i ri GranCabrio vjen me një çati të palosshme prej pëlhure, dhe do të jetë në dispozicion në pesë ngjyra.

Lexo Edhe:

Shifrat e sakta të peshës së tij ende nuk janë konfirmuar, por pritet që të ketë rritje të peshës në krahasim me modelet e tjera.

Performanca e tij fuqizohet nga motori V6 turbocharged i cili prodhon 542 kuaj fuqi, dhe mbështetet në një transmision automatik me tetë shpejtësi.

Sa i përket pamjes së jashtme, do të ofrojë një dizajn elegant. Gjithashtu, kabina e tij përmban teknologji të cilësisë së lartë me një ekran dixhital me prekje.

Për specifikat dhe detajet e tjera të GranCabriot të ri do të mësojmë muajt e ardhshëm.