Mocioni i përbashkët i Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit për të rrëzuar disa pjesë të aktakuzës, Specialja merr vendim më 16 korrik - Gazeta Express
string(131) "mocioni-i-perbashket-i-thacit-veselit-selimit-e-krasniqit-per-te-rrezuar-disa-pjese-te-aktakuzes-specialja-merr-vendim-me-16-korrik"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 17:18

Mocioni i përbashkët i Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit për të rrëzuar disa pjesë të aktakuzës, Specialja merr vendim më 16 korrik

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 17:18

Gjykata Speciale përmes një njoftimi zyrtar në faqen e gjykatës, ka njoftuar se Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e katërshes e kishte dorëzuar këtë mocion më 12 qershor, ndërsa kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

Seanca për vendimin më të rëndësishëm pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve nga Prokuroria, do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit javën që vjen dhe pritet që gjatë ditës të vazhdohet tutje me procesin, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave.