Mocioni i opozitës për shkarkimin e Peleshit, Balla: Histori e vjetër, u bazuam në rregullore - Gazeta Express
string(90) "mocioni-i-opozites-per-shkarkimin-e-peleshit-balla-histori-e-vjeter-u-bazuam-ne-rregullore"

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2025 12:15

Mocioni i opozitës për shkarkimin e Peleshit, Balla: Histori e vjetër, u bazuam në rregullore

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2025 12:15

Kryetari i grupit parlamentar të Partinë Socialiste Taulant Balla tha sot se kërkesa e Partisë Demokratike për mocionin e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi për shkelje të Kushtetutës, është një histori e vjetër që përsëritet nga opozita legjislaturë pas legjislature.

Balla foli për mediet pas mbledhjes së konferencës së kryetareve ku u miratuan vetëm emrat e mazhorancës në përbërje të komisioneve të përhershme parlamentare, pasi opozita nuk i ka depozituar ato.

Balla tha se kreu i Kuvendit autorizoi thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për çështjen e mocionit të PD-së dhe i përket deputetes së PD-së Greta Bardelli të drejtojë punimet e mbledhjes.

“Opozita vazhdon me të njëjta huqe, megjithatë sot në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar edhe për këtë çështje ku është bërë e qartë nga ana e kryetarit të Kuvendit i cili menjëherë ka autorizuar edhe thirrjen e Këshillit të Legjislacionit”, tha Balla.

“Kujtojmë këtu se Këshilli i Legjislacionit ka një drejtim rotativ mes mazhorancës dhe opozitës dhe mos të gaboj, i takon deputetes Greta Bardelit që të drejtojë punimet e këtij Këshilli Legjislacioni i cili do të marrë kohën e vet për përgatitjen e raporteve dhe më pas të shkojmë në seancë për votuar raportet”, tha Balla.

Balla gjithashtu komentoi edhe shqetësimin tjetër të opozitës për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga seancat plenare.

“Unë nuk e di pse nuk ka qenë Bardhi sot. Është përjashtuar nga seancat plenare dhe jo nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve”, tha Balla.

Sa i përket seancës së 18 shtatorit, Balla tha se “çështja që lidhet me mbarëvajtjen apo procedurën e ndjekur në seancën e datës 18 shtator është një çështje tërësisht e sqaruar”.

Balla shtoi se “sjellja e mazhorancës është tërësisht e bazuar në rregullore”.

“Më 17 shtator kemi pasur një seancë të Konferencës së Kryetarëve ku kemi diskutuar për modalitetet. Neni 110 i rregullores së Kuvendit përcakton qartë, pasi s’ke hapësirë për t’iu shmangur detyrimeve që ke. Nga ana e përfaqësuesve të opozitës është kërkuar që në shmangie të nenit 110 që kryetari i grupit parlamentar të opozitës të flasin të njëjtën kohë sa kryeministri. Ne nuk e kemi kundërshtuar këtë. Të vetmen çështje që kam ngritur, kam ngritur nevojën që të respektohet solemniteti i seancës”, tha Balla.