string(81) "mo-salah-skishte-asnje-dyshim-kur-zgjodhi-mes-lionel-messit-dhe-diego-maradones-2"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2025 22:19

Mo Salah s’kishte asnjë dyshim kur zgjodhi mes Lionel Messit dhe Diego Maradonës

Futboll

Gazeta Express

10/05/2025 22:19

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, u pyet të zgjedhë mes ikonave argjentinase Diego Maradona dhe Lionel Messi – dhe nuk u mendua dy herë.

Në një intervistë të gjerë për France Football, Salah foli për karrierën e tij legjendare me Liverpoolin, duke zbuluar edhe “tensionin” me një prej ish-bashkëlojtarëve të tij, përpara se të përzgjidhte lojtarin më të madh me këmbë të majtë në histori.

Egjiptiani, një nga lojtarët më të mirë me këmbë të majtë në botën e futbollit, zgjodhi legjendën e Premier League, Ryan Giggs, përpara James Rodriguez dhe Riyad Mahrez, duke përmendur “qëndrueshmërinë” si faktor vendimtar.

Megjithatë, ai preferoi Angel Di Marian, që ka luajtur për Manchester United dhe Paris Saint-Germain, përpara Giggsit, si dhe ish-duon e Real Madridit Gareth Bale dhe Mesut Ozil, pa harruar as Arjen Robbenin.

Më pas në listë doli Antoine Griezmann, me Salah që e zgjodhi yllin e Atletico Madrid përpara Di Marias. Ai gjithashtu zgjodhi Griezmann përpara legjendës së Barcelonës, Hristo Stoichkov, përpara se të votonte për brazilianin Rivaldo – fitues i Kupës së Botës në 2002 – ndaj Stoichkovit.

Kur u përballën Rivaldo dhe Maradona, Salah zgjodhi të madhin argjentinas.

Por kur Maradona u krahasua me Lionel Messin, Salah nuk hezitoi fare: ai zgjodhi fituesin tetë herë të Topit të Artë.

Dhe në një moment gazmor, kur u pyet të zgjidhte mes vetes dhe Messit, Salah përsëri zgjodhi Messin.

Salah po kalon një sezon “alla-Messi”, duke shënuar 33 gola në të gjitha garat dhe udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit në Premier League. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të fituar Topin e Artë para se të pensionohet.

“Nuk është në duart e mia, por sigurisht, një ditë do të doja ta fitoja Topin e Artë për popullin tim,” tha ai.

 “Kur je nga një fshat i vogël në Egjipt, si fëmijë, është e vështirë të ëndërrosh për Topin e Artë. Ishte kur erdha te Liverpool që fillova të mendoja se, ndoshta, një ditë… Por edhe nëse nuk e fitoj, karriera ime do të jetë gjithsesi e suksesshme.” /GazetaExpress/