Ministria e Kulturës ka bërë me dije se është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit me Universitetin e Tubingenit në Gjermani në fushën e Arkeologjisë.
Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi 5 vjeçar është hulumtimi në rajone të ndryshme brenda Kosovës për të zbuluar vendndodhje arkeologjike që datojnë që nga periudha paleolitike, duke hapur një kapitull të ri në studimet arkeologjike të vendit tonë.
Ky projekt kërkimor i rëndësishëm, që do të realizohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me specialistë nga Gjermania, do të përqendrohet në identifikimin dhe gjurmimin e qendrave paleolitike, si dhe në krijimin e një harte të shpellave dhe lokaliteteve paleolitike dhe mezolitike në Republikën e Kosovës.
Marrëveshja është nënshkruar nga Xheladin Krasniqi, zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm në MKRS dhe prof. dr. Harald Floss nga Universiteti i Tubingenit.