MKRS-ja ia pezullon licencën Federatës së Karatesë - Gazeta Express
string(50) "mkrs-ja-ia-pezullon-licencen-federates-se-karatese"

MKRS-ja ia pezullon licencën Federatës së Karatesë

Sport

Gazeta Express

11/09/2023 18:57

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ia ka pezulluar licencën e Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK).

Në njoftimin e lëshuar nga MKRS, thuhet se ky vendim u mor duke u bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS), shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

KVLFS, që kryesohet nga Fidan Shatri, i dërgoi një letër ministrit Çeku ku i rekomandoi pezullimin e licencës për FKK-në, rekomandim që është pranuar tashmë.

Pezullimi mund t’i largohet brenda 45 ditëve, nëse nga Federata e Karatesë plotësohen kriteret që ka listuar Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive.

Mes tjerash, FKK obligohet që brenda 45 ditëve të ripërsërisë Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor.

Nga FKK kërkohet edhe që ta njoftojë MKRS-në për mbajtjen e Kuvendit më së largu shtatë ditë para mbajtjes, duke njoftuar KVLFS-në me listën e anëtarëve dhe delegatëve që do të jenë prezentë.

Gjithashtu është kërkuar që në Kuvend të marrin pjesë vetëm anëtarët që kanë përmbushur kriteret për licencim. /Gazeta Express/