Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrje publike për mbështetje të projekteve në fushën e artit dhe trashëgimisë.
Thirrja e plotë:
Qëllimi i kësaj thirrje është fuqizimi i skenës së pavarur kulturore, rritja e cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimi dhe mbështetja e talentëve të rinj, aktivizimi i tyre në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit dhe kulturës, rrjetëzimi dhe promovimi i produktit vendor kulturor si produkt konkurrues në tregun ndërkombëtar të industrisë kreative.
OJQ-të dhe individët mund të aplikojnë në njërën nga kategoritë në vijim:
Mbështetje organizative për organizatat me programe deri në tre vjet për zhvillim organizativ dhe programor për OJQ-të e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Organizimet tradicionale në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore me program deri në tre vjet për zhvillimin e ngjarjeve përkatëse
Projektet njëvjeçare dhe organizimet tradicionale të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Projektet dhe ngjarjet e njëhershme në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Projektet e krijuesve (artistëve) të rinj
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...