“M'ke çu n'Prokurori o doktor - Kërkush nuk munet me t'nal nëse punon ligjshëm”, Debat i ashpër në Pressing mes Ali Berishës e Gazmend Muhaxherit - Gazeta Express
string(137) "mke-cu-nprokurori-o-doktor-kerkush-nuk-munet-me-tnal-nese-punon-ligjshem-debat-i-ashper-ne-pressing-mes-ali-berishes-e-gazmend-muhaxherit"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 21:35

“M’ke çu n’Prokurori o doktor – Kërkush nuk munet me t’nal nëse punon ligjshëm”, Debat i ashpër në Pressing mes Ali Berishës e Gazmend Muhaxherit

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 21:35

Sonte në Pressing zhvillohet debati për Pejën. Në studio janë kandidatët Gazmend Muhaxheri – LDK, Ali Berisha-AAK, Arta Nallbani – PDK dhe Taulant Kelmendi – Vetëvendosje.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes kandidatëve Ali Berishës dhe Gazmend Muhaxheri.

Ky i fundit po e akuzon Berishën se me Prokurori ia kanë ndal projektin për ujësjellësin e Lugut të Baranit, derisa Berisha i thotë se asnjë projekt i ligjshëm nuk mund të ndalet.

Më poshtë gjeni një pjesë nga debati i tyre:

Berisha: Nëse vepron jashtëligjshëm të ndalet projekti. Tash e disa vite, jo ma ndali projektin e ujësjellit të Lugut të Baranit.. jo ky asamblist, jo ai.  Nëse ta nal dikush projektin, mos rri kryetar, je i pafuqishëm. Ndalet kur e ke bo jashtëligjshëm.

Muhaxheri: O doktor jeni mundu me Prokurori e keni ndal, qe 10 muj në hetime.

Muhaxheri: I ligjshëm jemi, na keni cu në Prokurori, se asnjë sen tjetër ska mujt me ndal.

Berisha: Jo smundet kerkush me t cu.

Muhaxheri: A mujtet me i ndal urat, shkollat, rrugët, skeni mujt me ndal

Berisha: Në cilin projekt mundet me ndal dikush nëse je i ligjshëm.

Muhaxheri: Për 11 muj m’kanë qu në Prokurori, jo po e prish kryetari Shushicën, është një vend vec gurë e zall. Projekti është që 12 vjet.