Kujdes: Kështu po mashtroheni nga mobilshopat, zbulohet se si ata po i shesin telefonat e vjetër si të ri - Gazeta Express
string(103) "kujdes-keshtu-po-mashtroheni-nga-mobilshopat-zbulohet-se-si-ata-po-i-shesin-telefonat-e-vjeter-si-te-ri"

Gazeta Express

09/09/2020 12:25

Kujdes: Kështu po mashtroheni nga mobilshopat, zbulohet se si ata po i shesin telefonat e vjetër si të ri

Gazeta Express

09/09/2020 12:25

Në internet është shpërndarë një video që tregon se si po paketohen telefonat e mençur ‘iPhone’, kinse janë të ri dhe të pa hapur fare.

Teknologjia e telekomunikacionit ka përparuar shumë këtë dekadë saqë ka bërë që kompanitë kryesore iPhone dhe Samsung të nxjerrin çdo 6 muaj nga një model të ri.

Këta dy gjigantë të telefonave bëjnë ‘gara’ se kush vendos në treg modelet më të mira dhe kush shet më shumë prej tyre.

Për një pjesë të njerëzve ‘iPhone’ është telefoni më i preferuar, pasi që është më i thjeshtë për përdorim dhe është më i mirë në pamje.

Shumë njerëz paguajnë deri mbi 1 mijë euro që të kenë telefonin më të ri të ‘iPhone’. Por shpesh këta telefona shiten edhe të përdorur e me çmime jo të volitshme apo edhe me çmime që nuk janë të përshtatshëm në treg.

Një video ka treguar se si paketohen telefonat e ‘iPhone’ në paketime të mbyllura kinse janë të ri dhe që shiten me çmime të larta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement